Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden – Trump, qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë evropiane

2024/04/02 at 6:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden – Trump, qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë evropiane

Ndërsa NATO shënon 75-vjetorin e saj këtë javë, e ardhmja e Aleancës dhe roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane janë çështje që ndajnë kandidatët për President Joe Biden dhe Donald Trump.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden .

Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje.

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj NATO-, angazhimi më i drejtpërdrejtë amerikan për sigurinë evropiane mbetet përmes Aleancës.

E themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO fillimisht bashkoi Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende evropiane me zotimin se do të ndihmonin njëra- tjetrën në rast sulmi.

Në ceremoninë e themelimit të NATO-s, Presidenti Harry Truman do të thoshte:

“Nëse ka diçka të sigurt sot dhe të pashmangshme në të ardhmen, ky është vullneti i njerëzve për liri dhe paqe”, tha Presidenti Truman më 4 prill 1949.

Kandidatët kryesor për President të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump kanë qëndrime të ndryshme për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, reagimin e NATO-s dhe domethënien për rolin e Amerikës në sigurinë evropiane.

Kur ishte president, zoti Trump u tha udhëheqësve të NATO-s se nuk ndanin buxhet të mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

“Ato që përfitojnë më pak nga NATO-ja janë Shtetet e Bashkuara. Ne përfitojmë më së paku”, tha Presidenti Trump më 3 dhjetor 2019.

Pesë vjet më vonë, zoti Trump, gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Jugut tha se ashpërsia me anëtarët e NATO-s, dha rezultat.

“NATO ishte pothuajse e shkatërruar para se të zgjidhesha unë. Ata nuk mund ta besonin kur iu thashë që nëse nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ne nuk do t’i mbronim ata. Që atëherë nuk janë ndarë asnjëherë më shumë para për mbrojtjen”, tha ish-Presidenti Trump ndërsa merrte pjesë në një tubim zgjedhor në Universitetin e Karolinës.

NATO-ja është zgjeruar pas mandatit të Presidentit Trump. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan së fundmi aleancës në zgjerimin e saj më të madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, gjë që mundësoi anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore në NATO.

Presidenti Biden thotë se përgjigja ndaj agresionit rus në Ukrainë tregon se NATO po funksionon.

“Para se të fillonte lufta, i thashë Putinit se nëse pushtonte Ukrainën, NATO jo vetëm që do të forcohej, por do të bashkohej më shumë. Ne do të shihnim demokracitë e botës të ngriheshin dhe të kundërshtonin agresionin e tij, pikërisht atë që po shohim se po ndodh sot”, tha Presidenti Biden.

Si president, zoti Trump i dha përparësi marrëdhënieve me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Ndërsa bënte fushatë për një mandat të dytë, ai kujtoi pyetjen e një udhëheqësi të NATO-s për kërcënimet nga Rusia.

“Presidenti i një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: ‘Nëse nuk rrisim buxhetin për mbrojtjen dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt do t’i nxisja të bënin çfarë të donin’”, tha ish-presidenti Trump.

Presidenti Biden thotë se qasja e tillë ndaj sigurisë evropiane është e rrezikshme për Amerikën.

“Një ish-president republikan, [Donald Trump], i ka thënë Putinit: ‘Bëj çfarë të duash, duke iu përkulur një udhëheqësi rus. Unë mendoj se është skandaloze. Është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Presidenti Biden.

Trump, gjatë një interviste me rrjetin televiziv konservator britanik “GB News”, më 9 mars të këtij viti, u pyet: “se a do t’i ndihmonte Amerika nëse ata vepronin si duhej?

Trump u përgjigj: 100 për qind.

Biden thotë se NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë. Gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij si President, zoti Biden e ka bërë NATO-n një nga synimet thelbësore të politikës së tij të jashtme./ VOA

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë, humb jetën një person

Përfshihet nga zjarri banesa në Vlorë, humb jetën një person

Marco Silva pranon dështimin me Armando Brojën: Ngula unë këmbë ta kisha në ekip

Marco Silva pranon dështimin me Armando Brojën: Ngula unë këmbë ta kisha në ekip

Ambasadorja amerikane në NATO: Rusia punon për destabilizimin e Ballkanit

Ambasadorja amerikane në NATO: Rusia punon për destabilizimin e Ballkanit

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com