Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Zogu i parë”, ku një automjet ka përplasur një 80-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Raportohet se i moshuari i identifikuar me inicialet N.K. po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa me drejtuesin e automjetit i identifikuar me inicialet B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
“Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.
Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidenti.