GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacaj që kundërshtonte vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Posaçme bën me dije se ka vendosur që shpenzimet gjyqësore do të jenë në ngarkim të Sokol Mjacajt.
“Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi: 1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj. 2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit”, njofton GJKKO./Opinion.al