Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokon Eglantina: Kunata më mësoi të abortoja fëmijën!/ Shkëlqimi me lot në sy: Kam 5 vite që nuk shoh nënën!

2024/03/24 at 7:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shokon Eglantina: Kunata më mësoi të abortoja fëmijën!/ Shkëlqimi me lot në sy: Kam 5 vite që nuk shoh nënën!

Eglantina ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ish-bashkëshortit të saj, Shkëlqimit që t’i paguajë detyrimet e fëmijëve të tyre. Çifti ka patur një martesë 7-vjeçare, më pas janë ndarë dhe kanë bashkëjetuar disa herë duke sjellë në jetë binjakë. Fëmijët nuk e gëzojnë atësinë e Shkëlqimit sepse ai nuk pranon t’u japë mbiemrin.

Por Eglantina kërkon që ish-bashkëshorti, të cilin e përndjek prej vitesh, t’i kthejë një shifër prej 50 mijë eurosh. Sipas saj, kjo shifër përmbledh dëmin fizik dhe psikologjik që ajo ka pësuar nga aborti i një fëmije.

Eglantina: Ne punonim, unë merrja 1 milionë e 800 mijë lireta plus unë merrja edhe një rrogë tjetër vetëm me bakshishet sepse ne flinim në hotel por kam edhe dëmet e mia fizike. Në ‘94 kam ngelur shtatzënë dhe e kam dështuar, më ka mësuar Luljeta si ta dështoja fëmijën dhe zoti Shkëlqim bashkë sepse po të shkoja të punoja në hotel nuk më pranonte njeri shtatzënë.

Eni Çobani: Më fal, edhe njëherë…

Shkëlqim: Këtu të jap të drejtë, e di që kam bërë një gabim.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë Shkëlqim, prit, kjo nuk është gabim! Kjo është shumë e rëndë! Edhe njëherë të lutem, si, në vitin…

Eglantina: Në ’94  kam ngelur shtatzënë…

Eni Çobani: Në Shqipëri.

Eglantina: Po, në Shqipëri.

Eni Çobani: Dhe ishte përgatitur për të shkuar në Itali apo jo?

Eglantina: Ne punonim në hotel dhe unë në hotel nuk mund të rrisja një fëmijë dhe nuk mund të rrija në hotel. Atëherë zoti Shkëlqim tha që nëse do të vish në Itali, duhet ta dështosh fëmijën me gjithë zonjën  Luljeta dhe zonja Luljeta më mësoi si të veproja. 

Eni Çobani: Si të mësoi, si mund të mësojë një grua një grua tjetër për të dështuar?

Eglantina: E shkatërrova veten me ilaçe, kam pirë ilaçe derisa dështova, këtë kam bërë. E kam bërë, për dashurinë dhe për mos të ndenjur me Luljetën se Luljeta bënte fytyrën e mirë në prezencë dhe ashtu i leverdiste, që unë mos të kisha një fëmijë që pasuria t’i shkonte e gjitha asaj dhe fëmijëve të saj.

Shkëlqimi e pranon tërësisht gabimin e tij, por vijon të shprehet se nuk i interesojnë fëmijët. Për të, dhimbja më e madhe është shkëputja e marrëdhënieve me nënën që e deklaron i përlotur.

Shkëlqim: Eglantina, kam 5 vjet që nuk shikoj mamanë! A e kupton ç’do të thotë?

Eglantina: Nuk më intereson!

Shkëlqim: Po shkatërrohem! Të lutem, më lër të paktën ti rehat sepse kam një problem tjetër këtej! Ti nuk e kupton, të mos shikosh mamanë 5 vjet, të ndërpritet marrëdhënia. Mamaja tani është në atë gjendje që nuk di se çfarë thotë, nuk di se çfarë bën.

Eglantina: E ke një kunatë dhelpër, ta ka sekuestruar mamanë!

Shkëlqim: E di! E kam kuptuar, tani vonë e kam kuptuar. Kur mora vesh kishin bërë prapaskenat./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Para
Aksident gjatë garës së “Rally”-t në Hungari, makina përplas turmën e spektatorëve

Aksident gjatë garës së “Rally”-t në Hungari, makina përplas turmën e spektatorëve

Ekipi i Osumit, Fituesi i Kampionatit Kombëtar të Rafting 2024

Ekipi i Osumit, Fituesi i Kampionatit Kombëtar të Rafting 2024

“Bëj testin e ADN-së!”/Shkëlqimi s’pranon t’u japë atësinë fëmijëve: Po t’i kishe hequr…

“Bëj testin e ADN-së!”/Shkëlqimi s’pranon t’u japë atësinë fëmijëve: Po t’i kishe hequr…

TE FUNDIT

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
15 Qershor, 2025

Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Ushtria izraelite ka lajmëruar pak caste më parë se...

Lexo më shumë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
15 Qershor, 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com