Gazment Bardhi ka thënëpublikisht emrat e propozuar nga pala opozitare për anëtarët në dy komisionet hetimore që do të ngrihen pas dakortësisë PS-PD.
Shumë shpejt do të nisë puna e Komisionit mbi të Dhënat e Sistemit TIMS dhe e atij për Shërbimet në Shëndetësi.
Në një bashkëbisedim me gazetarët Bardhi u ndal dhe te kolegët e tij, që janë në mbështetje të Lulzim Bashës.
Ai theksoi po ashtu se me vendim grupi është rezervuar një karrige në këto komisione për një nga “mbështetësit e Bashës”.
“U kam lënë një vend kolegëve që janë anëtarë të grupit parlamentar, për të dhënë një mendim ndryshe në Kuvend. I kam propozuar grupit dhe e ka miratuar që një vend ti rezervohet kolegëve që mendojnë ndryshe nga grupi, qoftë për zhvillimet e partisë si shprehje e qartë që ne kemi nevojë për çdo zë. Ne ballafaqojmë ide, por sigurisht në fund respektohet vullneti i shumicës se kështu funksionon çdo grupim e parti politike. Unë nuk e kam mohuar ndonjëherë se me një pjesë kam komunikim të vazhdueshëm, i respektoj 7 apo 8 kolegë, ne u kemi rezervuar një vend nëse duan ta marrin si përgjegjësi. Absolutisht i qëndroj këtij zotimi publik”,-tha Bardhi.