Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden apo Trump, cilin kandidat do të preferonte Kina?

2024/03/17 at 9:38 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden apo Trump, cilin kandidat do të preferonte Kina?

Marrëdhënia SHBA-Kinë është cilësuar si më e rëndësishmja në botë. Ajo është shpesh e tensionuar. Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, tensionet mund të rriten. Për të mësuar se si i shohin kinezët këto marrëdhënie, Zëri i Amerikës shkoi në Pekin.

Është hera e parë që një gazetar i Zërit të Amerikës lejohet të shkojë në Kinë në katër vitet e fundit, për shkak të pandemisë dhe tensioneve mes dy vendeve. Por çfarë mendojnë banorët e Pekinit për kandidatët Biden dhe Trump?

“Kur mendoj për vendin tim, cilido të zgjidhet, nuk do të jetë i mirë për ne”, thotë Sun, një banore e Pekinit.

“Nga pozita e një studenti të thjeshtë kinez, preferoj Trump-in. Edhe pse ai e ekzagjeron shpesh, të paktën ai po e bën këtë për të mirën e vendit të tij”, thotë Alani.

Politika e zotit Trump për Kinën ishte e paparashikueshme – duke u luhatur mes sulmeve të ashpra dhe diplomacisë së bujshme personale.

“Dikur kishte shumë tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tani është një marrëdhënie e ngrohtë”, shprehej zoti Trump në tetor të vitit 2019.

Në Kinë, përshtypja për ish-presidentin Trump është se duke dëmtuar imazhin global të SHBA-së, ai në të vërtetë po ndihmon Kinën.

“Është interesante – shumë nga gjërat që ai bën, në fakt përputhen me interesat e Kinës”, thotë Tao.

“Ai është shumë i drejtpërdrejtë. Dhe ndonjëherë vepron në mënyrë të tillë që duket se e ndihmon Kinën” , thotë Huang.

Zoti Trump vendosi tarifa të larta që goditën ekonominë e Kinës. Por ai gjithashtu tensionoi marrëdhëniet me shumë aleatë të SHBA-së. Ai u tërhoq ose vuri në shënjestër shumë organizata në qendër të rendit global të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa zoti Biden ka forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Azi – duke nervozuar Pekinin.

“Ai ka një qasje më tradicionale. E vë theksin tek aleancat dhe nxit vlerat ideologjike. Ai për shembull mbajti një samit për vlerat e demokracisë kundër autokracisë”, thotë për Zërin e Amerikës Wang Huiyao, president i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin

Pavarësisht fërkimeve, lidhjet janë stabilizuar nën presidentin Biden – një zhvillim i mirëpritur nga shumë në Kinë.

“Nuk duam të shohim një përkeqësim të lidhjeve siç kemi pasur më parë. Sepse nëse ndodh një gjë e tillë, mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për SHBA-në dhe Kinën, por për gjithë botën.” Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, ka shumë pasiguri për këtë marrëdhënie./ VOA

Ju sugjerojmë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

4 Korrik, 2025 11:41 am
Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

4 Korrik, 2025 11:31 am
Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
Aktualitet

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

4 Korrik, 2025 11:27 am
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Para
Përshkallëzohen protestat në Izrael, kërkohen zgjedhje të reja

Përshkallëzohen protestat në Izrael, kërkohen zgjedhje të reja

Protesta dhe kontestime në zgjedhjet ruse, e veja e Navalny-t organizon aksionin “Mesdita kundër Putin”

Protesta dhe kontestime në zgjedhjet ruse, e veja e Navalny-t organizon aksionin “Mesdita kundër Putin”

Oglinda Lumii (1923) / Ahmet Zogu, Napoleon Bonaparti shqiptar

Oglinda Lumii (1923) / Ahmet Zogu, Napoleon Bonaparti shqiptar

TE FUNDIT

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
4 Korrik, 2025

Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë që ka zbardhur një sërë krimesh për dosjen “Plumbi i Artë” ka nisur të dëshmojë...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Me rastin e 4 Korrikut, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një...

Lexo më shumë

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
4 Korrik, 2025

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në pesë vende vakante në të gjithë...

Lexo më shumë

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
4 Korrik, 2025

Shpërthim në një pikë karburanti në lindje të Romës. Siç raportojnë mediat italiane, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 21...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com