Një 54-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të banesës duke i dhënë fund jetës ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj” në Berat. Mësohet se Bukurie Sherifi jetonte me të motrën dhe kishte rreth 1 javë që kishte dalë nga spitali psikiatrik.
54-vjeçarja mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë pasi e motra kishte shkuar për të bërë pazar.
Raportohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.