Dy të rinj janë arrestuar në Mirditë, pasi morën peng një 19-vjeçar duke e mbajtur të mbyllur në një garazh. Në pranga kanë rënë shtetasit, Mateos Brozi dhe Ergys Tusha.
Policia sqaron se dy personat morën me forcë 19-vjeçarin dhe e mbajtën në garazh me qëllim për t’i vjedhur atij paratë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve Mateos Brozi, 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve”, njofton policia.