Një 48-vjeçar është arrestuar në fshatin Vashtëmi të qytetit të Korçës pasi mbante lëndë narkotike në banesë.
Bëhet fjalë për shtetasin F.XH., të cilit iu gjetën 22 kg kanabis.
Ky i fundit mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia për shkak se kishte informacione që ishte i përfshirë në prodhim dhe shitje kanabisi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet lënda narkotike, ndërsa 48-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.