Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin që ndodhi në portin e Odesës, në momentin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, po zhvillonin një takim.
Mediat e huaja raportuan se Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike dhe për pasojë humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë shkruan se e dënon sulmin dhe e quan atë një provokim të pamatur e të rrezikshëm.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”,-shkruan Rama./Opinion.al