Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër.
Dy kalimtarë kanë pikasur trupin e pajetë në sipërfaqen e rrjedhës së liqenit dhe kanë njoftuar policinë.
Nga informacionet e para trupi është i padekompozuar.
Viktima nuk është identifikuar dhe nuk dihen shkaqet a rrethanat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.