Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai.
I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
57-vjeçari Hazis Musaj ndërroi jetë disa orë pasi u transportua në spitalin e Traumës. Ai u qëllua me pistoletë në kokë nga vëllai i tij i madh, Nazif Musaj.
Ky i fundit, mbeti po ashtu i plagosur, pasi Hazisi e goditi me sëpatë, duke i shkaktuar plagë në dorë e fytyrë.
Konflikti në fjalë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit për shkak të një prone./Opinion.al