Dy automjete janë djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 në Cërrik.
Sipas policisë, mjetet ishin në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.