Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë ku të ndërmerren masa disiplinore për tre deputetë demokratë, për shkak se bllokuan zhvillimin e seancës plenare të ditës së hënë.
Këshilli i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për të vendosur nëse do të përjashtojë nga punimet e Kuvendit Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.
Seanca të hënën ishte e dedikuar për diskutime që lidhen me zgjedhësit, por deputetët e opozitës me të njëjtën strategji nuk lejuan kolegët socialistë të merrnin fjalën.
Flamur Noka u përplas fizikisht me punonjësit e Gardës, i i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim.
Pas këtij incidenti, kryeparlamentarja vendosi të mbyllë seancën vetëm 7 minuta pasi kishte nisur.