Numri i vizitorëve në vendin tonë brenda muajit shkurt është rritur me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ shkruan se në muajin shkurt 577.515 persona kanë hyrë në vendin tonë.
Ndërsa duke marrë në analizë shifrat nga nisja e vitit 2024, kryeministri shkruan se nga janari, mbi 1.2 milionë persona hynë në vend duke shënuar një rritje prej 59% krahasuar me vitin e kaluar. Më tej kreu i qeverisë fton udhëtarët që të zgjedhin Shqipërinë për të shijuar peisazhet magjepsëse.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat shkruan në 1,202,785 persona, duke shënuar një rritje 59%! Bukuritë e Shqipërisë u thërrasin – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë”– shkruan Rama.