Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Navalny varroset në varrezat e Moskës 2 javë pas vdekjes në burg 

2024/03/01 at 4:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Navalny varroset në varrezat e Moskës 2 javë pas vdekjes në burg 

Turma brohoriste “Navalny, Navalny!” ndërsa arkivoli i tij u çua në kishë për funeralin. Ngjarjet u zhvilluan mes masave të rrepta të sigurisë dhe paralajmërimeve se protestat nuk do të lejoheshin. 


Dy javë pas vdekjes në burg, kritiku i Kremlinit Alexei Navalny u varros në Moskë, në varrezat Borisovskoye, në juglindje të kryeqytetit rus, në prani të disa të afërmve të tij. Arkivoli u ul në tokë nën muzikën e filmit “Terminator”, shkroi Ivan Zhdanov, një mbështetës i Navalny-t në shërbimin online Telegram, pasi të afërmit dhe mbështetësit i dhanë lamtumirën të ndjerit pranë arkivolit të hapur. Pamje të drejtpërdrejta u shfaqën në një transmetim në YouTube. Trupi shihej i mbuluar me lule në arkivol, i rrethuar nga njerëz të shumtë. Nëna e Navalnyt, e cila mbante një qiri, dhe babai i tij rrinin ulur pranë arkivolit gjatë ceremonisë dhe, sipas agjencisë së lajmeve AFP, një turmë pranë varrezave thirri “Jo luftës!”. 

Thirrje kundër Putinit 

Pavarësisht nga kontigjenti i madh i policisë dhe i forcave të sigurisë, shumë njerëz ishin mbledhur që disa orë përpara funeralit. Shumë mbanin lule në duar. Sipas ekipit të Navalnyt, radha e njerëzve që prisnin ishte disa kilometra e gjatë. Përpara varrezave, u dëgjuan parulla kundër Presidentit Putin dhe luftës në Ukrainë. Në transmetimin e drejtpërdrejtë që mbështetësit e të ndjerit transmetuan në YouTube, dëgjoheshin njerëzit duke brohoritur “Navalny” dhe “Nuk do të harrojmë”, si dhe “Nuk kishit frikë dhe ne nuk kemi frikë”. 

Ambasadorët perëndimorë në funeral 

Pas një ceremonie në kishë, arkivoli me trupin e kritikut u transferua në varrezat e Borissovskoye, rreth gjysmë ore larg në këmbë. 

Diplomatë perëndimorë, midis tyre ambasadori i Gjermanisë Alexander Graf Lambsdorff, ambasadorja e SHBA Lynn Tracy dhe ambasadori francez Pierre Levy, morën pjesë gjithashtu në funeral. 

E veja e Navalnyt, Julia Navalnaya, vajza e saj Darya dhe djali i saj Zakhar nuk morën pjesë në funeral, sepse janë jashtë vendit për sigurinë e tyre. Gruaja e Navalnyt e kishte akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e burrit të saj. Me këtë veprim ajo do të rrezikonte arrestimin në Rusi. Ekipi i Navalnyt gjithashtu nuk është në Rusi, sepse kolegët e tij, të konsideruar ekstremistë, gjithashtu do të arrestoheshin menjëherë. Edhe SHBA dhe BE, ndër të tjera, fajësojnë presidentin Putin për vdekjen e Navalnyt. 

Navalnaya publikoi një videoklip si një mesazh dashurie me skena nga jeta e tyre së bashku, për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortit të saj. “Ljosha, faleminderit për 26 vite lumturi absolute”, shkroi 47-vjeçarja në Instagram. “Po, edhe për tre vitet e fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më ke mbështetur gjithmonë, që më ke bërë të qesh edhe në burg, që ke menduar gjithmonë për mua.” Ljosha është forma përkëdhelëse e emrit Aleksej. 

Atmosferë kërcënuese para funeralit të Navalnyt 

Aparati rus i pushtetit kishte krijuar një sfond kërcënues para kishës dhe varrezave: gardhe metalike u ngritën në një zonë të gjerë, dhjetëra automjete emergjente me personel të uniformuar zunë pozicione herët në mëngjes. Persona me uniformë kontrollonin dokumentet dhe sendet personale të kalimtarëve, njoftuan mediat ruse. Qasja në internet përmes celularit ishte gjithashtu e kufizuar. Oficerë të shumtë policie u vendosën në varrezat Borissovskoye dhe Kremlini paralajmëroi kundër pjesëmarrjes në manifestime “të paautorizuara” përpara fillimit të shërbesës përkujtimore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për agjencinë e lajmeve Tass se kushdo që merr pjesë në një tubim të tillë do të “mbahet përgjegjës në përputhje me ligjin”. 

Navalny vdiq në mes të shkurtit në moshën 47-vjeçare në një burg në Siberi, për arsye që janë ende të paqarta./DW



Ju sugjerojmë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Para
Shpërthimi me një viktimë në Lushnje/ Shkon në 10 numri i të plagosurve, deputeti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Shpërthimi me një viktimë në Lushnje/ Shkon në 10 numri i të plagosurve, deputeti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Shtëpitë e të moshuarve nuk kanë mjekë specialistë

Shtëpitë e të moshuarve nuk kanë mjekë specialistë

Krimi brenda familjes në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas veten (Emrat)

Sherr i dhunshëm në Vlorë, dy vëllezërit konfliktohen me dy të tjerë, shoqërohen në polici 
















TE FUNDIT

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
6 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump...

Lexo më shumë

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
6 Korrik, 2025

Një 65-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Kukës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
6 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme lidhur me zaptimin e hapësirave publike nga subjektet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com