Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca për Belerin, avokati grek: U shkel prezumimi i pafajësisë, Dule: Rama nxiti nacionalizmin e sëmurë

2024/02/29 at 11:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca për Belerin, avokati grek: U shkel prezumimi i pafajësisë, Dule: Rama nxiti nacionalizmin e sëmurë

Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Avokatëve të Greqisë, Athanasios Zuppas, në një konferencë të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe Vangjel Dule, deklaroi se në rastin Beleri nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë që është parim bazë i Konventës Europiane.


Zuppas tha se Greqia do të monitorojë procesin pasi Beleri është përfaqësues i minoritetit grek.

“Meqë prezumimi i pafajësisë është parim bazë i Konventës Europiane, në rastin konkret kemi vënë re që nuk është respektuar. Kemi vënë re që në raste të tjera nuk ka ndodhur. Kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Ne si përfaqësues të asamblesë plenare të shoqatës së avokatëve kemi ardhur të monitorojmë procesin edhe për faktin se ai është përfaqësues i minoritetit grek.

Avokati i Belerit, Geni Gjyzari ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e çështjes Beleri.

“Nuk kishte ndodhur deri më sot të ndërpritej diskutimi përfundimtar pa arsye. Ne mbaruam konkluzionet. Vetëm Beleri do të fliste. Kuptohet pse u ndërpre. Për t’i dhënë edhe pak kohë SPAK të sistemonte problemet që ne evidentuam. Numri i lartë i njerëzve të vëzhguar janë më shumë se urdhri i prokurorit. Ndjekja penale ka nisur pa urdhrin e prokurorit. Në çështje janë disa standarde të dyfishta”.

Sipas tij SPAK duhet të hetojë edhe shkeljet e bëra nga punonjës të administratës, apo të policisë.

“SPAK duhet të hetojë edhe për shkelje të bëra nga punonjës të administratës, apo të policisë. Qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.Kërkesa për leje është interpretuar në mënyrë të ndryshme. Ne kemi sjellë rastin e Mark Frrokut, i cili është lejuar të shkojë të votojë në parlament. Gjykata përmend një vendim të Gjykatës së Lartë, por për një rast kur nuk është lejuar. Ndërsa në një kërkim të bërë nga Berisha përmendet Frroku, por për rastet kur është lejuar për motive të veçanta”.

Ndërsa kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se kjo çështje nisi që në 6 maj nga kryeministri Rama. Sipas tij Rama përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit për të përgatitur atë që do të ndodhte.

“Kjo është çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në Himarë, ku u evidentuan 2 elemente të papranueshëm për një fushatë zgjedhore. Së pari, denigrimi i figurës së Belerit me fyerje dhe bullizëm të papranueshëm dhe së dyti, me shpifje. Duke shtrembëruar një intervistë në median greke, Rama përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur atë që do të ndodhte. Në 6 maj, kur Beleri nuk ishte në Himarë, nisi procesi i përgjimit të tij telefonim e ambiental nga 15 oficerë. Pasi nuk gjetën asnjë fakt, bënë një arrestim demonstrativ të tij në qendër të Himarës. Nga 6 maji deri në 12 maj, përgjimet e Belerit dhe bashkëpunëtorëve u shoqëruan në anën tjetër me retorikën e thirrjeve nacionaliste të Ramës”.

Sipas Dules “asnjë nga 31 rastet e “korrupsionit” zgjedhor në SPAK nuk përfundoi në “arrest në burg”. Të tjerë kryebashkiakë që ndiqeshin penalisht janë zgjedhur e janë betuar. Këto shkelje përbëjnë një zinxhir të gjatë”.



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt

Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt

Vodafone kryeson në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme në Barcelonë

Vodafone kryeson në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme në Barcelonë

Çështja Beleri/ Noka: Rama përdori skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit

Çështja Beleri/ Noka: Rama përdori skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com