Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në samitin BE-Ballkani Perëndimor, njoftoi planin e Bashkimit Europian i cili do të vazhdojë deri në vitin 2027 për dyfishimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij ai tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së.
Përveç 30 miliardë eurove, ai kërkoi nga institucionet financiare që të japin edhe 6 miliardë euro të tjera për rritjen ekonomike dhe vendet e punës në rajon.
“Dëshira e tretë është një dëshirë që e shpreh për partnerët e institucioneve financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro për shtete anëtare. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të bëhen pjesë e ekonomisë, për vendet e punës e rritjen ekonomike dhe këto para do të arrijnë nëse ju si institucione financiare tregoheni të shpejtë që do të thotë se BEI, BERZH e FMMN të përshpejtojnë punën e të tregoheni më të shpejtë se më parë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor e shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”,-tha ai.