Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë ka përfunduar brenda një dyqani.
Sipas uniformave blu mësohet se makina drejtohej nga një femër, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda dyqanit me dyshekë.
“Rreth orës 17:20, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Cenit”, shtetasja E. B., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një dyqani”, njoftoi policia..
Nga përplasja janë dëmtuar qepenat e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke aty pranë.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje./Opinion.al