Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh nëse vërtetohet se Pëllumb Metën e vrau vajza e jo djali

2024/02/26 at 9:10 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodh nëse vërtetohet se Pëllumb Metën e vrau vajza e jo djali

Për avokatin Arbër Hoxha, vrasja e Pëllumb Metës është e paramenduar. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, në Klan News, avokati thotë se pavarësisht çoroditjes së krijuar nga dëshmitë të tre fëmijëve, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, të cilët ia kalojnë autorësinë njëri-tjetrit, mbi të gjitha hetuesit kanë në dorë armën e krimit. Që do të thotë se falë gjurmëve daktiloskopike do të mund të vërtetojnë cili është personi që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin.


“Nisur nga dinamika e kryerjes së veprës penale të vrasjes, sigurisht që vrasjet që kryhen me dashje, aty për aty përgjithësisht vijnë nga ngjarje të mëparshme, konflikte të përshkallëzuara, dhe që mund të përfundojnë në vrasje. Ky është një rast atipik i kësaj pjese, që do të thotë, që të paktën ashtu siç e shikoj dhe gjykoj unë, kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim, pra është një vrasje që është menduar në kohë, përsa i përket mekanizmit. Motivet mund të jenë të ndryshme, por jo domosdoshmërisht mund të jetë dhuna. Pasi siç e thamë që në krye të herës, dhuna mund të jetë e pranishme, por jo motivi determinant. Megjithatë hamendësimet e tjera janë vetëm në kuadrin e hamendësimeve. Kështu që prokuroria e Durrësit në radhë të parë duhet të caktojë motivin e vrasjes. Bazuar mbi motivin e vrasjes, përcakton dhe veprën e saktë penale nëse kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, apo është një vrasje me dashje. Autorin e saj. Pasi duhen prova shkencore. Fatmirësisht është gjetur arma e krimit dhe kjo e fundit nga gjurmët daktiloskopike, mund të tregojë se kush është autori i vërtetë i krimit”.

Por cila është arsyeja që motër e vëlla ndryshojnë dëshminë e tyre? Avokati e ka një hamendësim.

“Kodi Penal Shqiptar udhëhiqet nga parimi i humanizmit dhe ka një diskriminim pozitiv në raport kur autori i dyshuar i veprës penale është grua apo vajzë. Që do të thotë që në rastin konkret, nëse provohet dhe pretendohet dhe pasi provohet që e ka kryer vajza i shpëton burgimit të përjetshëm. Pra maksimumi që mund të dënohet një grua ose vajzë është 35 vite burgim. Por nëse është djali, pra mashkull, patjetër që rrezikon burgimin e përjetshëm. Ky mund të jetë njëri nga hamendësimet”.

Hoxha shprehet besimplotë, që prokuroria e Durrësit ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbuluar autorin e ngjarjes.

“Megjithatë me lejoni që të bëj një parashikim dhe besoj që do jem i saktë. Pasi të zbardhet dinamika, sigurisht që prokurori i çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, nuk do i qëndrojnë vetëm deklarimit se cili e ka kryer veprën penale. Por unë jam i bindur që janë mbledhur prova mëse të mjaftueshme që do t’i shërbejnë çështjes në themel, për të zbuluar autorin e vërtetë. Sepse unë jam i bindur që duke qenë se janë mbajtur në një ambient të caktuar, sigurisht ata kanë mundur të flasin dhe grupi hetimor ka mundur që t’i nxjerrë materialet e sakta. Mbi të gjitha pastaj duhet të shoqërohet me prova shkencore. Jemi shumë herët për të folur me detaje konkrete. Cili është autori i veprës penale, cili është motivi, dhe mbi të gjitha se si do bëhet kualifikimi i duhur.”



Ju sugjerojmë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Para
Radoiçiç heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

Nuk zbatojnë urdhrat e Vuçiç, Radoiçiç dhunon serbët e Kosovës

1919/Intervista me Rexhep Bej Jellën, i dërguar për të treguar mizoritë serbe ndaj shqiptarëve në Konferencën e Paqes

1919/Intervista me Rexhep Bej Jellën, i dërguar për të treguar mizoritë serbe ndaj shqiptarëve në Konferencën e Paqes

Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën

Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën
















TE FUNDIT

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
22 Qershor, 2026

José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}