Një 67-vjeçar është arrestuar në fshatin Qatrom të Korçës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me thikë.
Bëhet fjalë për shtetasin S. D., 67 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme‘-njofton policia.