Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinën lindore.
Zyrtarët sugjeruan se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po ruheshin biçikletat elektrike.
Por shkaku konkret i zjarrit mbeti nën hetim.
Ndërtesa ndodhet në distriktin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se tetë milionë banorë që shtrihet rreth 162 milje (260 km) në veri-perëndim të Shangait.
Ekuipazhet e shërbimit të urgjencës u njoftuan fillimisht për zjarrin në orën 04:40, 25 makina zjarrfikëse dhe 130 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët.
Nga 44 personat e lënduar të dërguar në spital për trajtim, njëri është në gjendje kritike dhe një tjetër i plagosur rëndë, thanë zyrtarët.
Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Nanjing, Chen Zhichang u shprehu ngushëllime dhe falje familjeve të viktimave.
Zjarret dhe aksidentet e tjera vdekjeprurëse ndodhin shpesh në Kinë për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë./Opinion.al