Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jemi të shqetësuar”, Gabriel Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partner

2024/02/23 at 9:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Jemi të shqetësuar”, Gabriel Escobar: Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partner

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se SHBA është e shqetësuar se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton si partnere, dhe shtoi se është diskutuar mënyra se si qeveria Kurti ka ndryshuar politikën për transaksionet e pagesave që ka të bëjë me dinarin serb. 


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar është pyetur nëse do të ketë pasoja për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ai është kritikuar nga SHBA për mënyrën se si i zbatoi rregullat e reja lidhur me dinarin serb. 

“Nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe rrezikojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë Escobar sipas mediave në Kosovë. 

Më tej Escobar ka thënë se në kuadër të dialogut ka dy gjëra të rëndësishme. 

“Njëra është se Asociacioni i komunave me shumicë serbe – formimi i së cilit është obligim dhe për sa na takon neve duhet të përmbushet – përfshin zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente, elektronike në përputhje me ligjet e Kosovës. Dhe ne e mbështesim atë. Me fjalë të tjera, ky është një problem që do të zgjidhej përmes Asociacionit. Kemi disa shqetësime për këtë: i pari është ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet e përgjegjshme nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e tyre të përditshme. Imagjinoni që tani Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme në Amerikë (IRS) një ditë vendos të ndryshojë sistemin e taksave, pa lëshuar asnjë udhëzim apo njoftim. Epo, kjo do të kishte pasoja të mëdha për biznesin. Së dyti, ata nuk kanë biseduar me komunitetin lokal, i cili varet nga përfitimet sociale nga Serbia. Së treti, Kosova nuk ka dhënë asnjë alternativë, për shembull një grua është drejtuar në ambasadën tonë e cila është 100% e varur nga përfitimet sociale, sepse kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara, ajo nuk ka alternativë. Më pas, Kosova refuzoi asistencën teknike të QUINT-it për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik dhe nuk do të prishte jetën e njerëzve. Më në fund, në samitin në Shkup (takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në janar 2024), gjashtë vende diskutuan për një sistem pagese që mund të aplikohet në të gjitha vendet. Pra, gjithçka që duhej të bënte Kosova ishte të priste dhe të merrte një sistem transparent”, tha Escobar. 

I pyetur nëse është i kënaqur se si Serbia i përmbush detyrimet e saj në kuadër të dialogut dhe çfarë pritet nga Beogradi në vijim, Escobar tha se nga Beogradi ka pritshmëri të qarta në dialog dhe disa u përmbushën- siç është pranimi i targave dhe dokumenteve doganore të Kosovës. 

“Ne duam që Serbia ta bëjë këtë duke e futur në mënyrë të pakthyeshme dhe formale në ligje apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por ka disa gjëra të tjera që janë premtuar dhe nuk janë bërë – për shembull nxjerrja para drejtësisë e atyre që janë përgjegjës për pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë më 24 shtator. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal”, tha Escobar. 

Javën që shkoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb në Kosovë. 

Në një konferencë për media, Miller ritheksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. 

“Ne kemi për qëllim të jemi aktivë në përdorimin e mjeteve diplomatike për të adresuar këtë problematikë. Dëshirojmë që palët të rikthehen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe, përveç kësaj, nuk do të dëshiroja të bëj parashikime për veprime të veçanta nga pozita ime,” u shpreh Miller. 

Më 1 shkurt 2024 ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila thekson se valuta e vetme në Kosovë është euro. 

Kjo ka ngjallur edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar. 

BE dhe SHBA ka kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e kësaj rregulloreje. 

Kurti, ka ripërsëritur se nuk do të ndërhyjë në vendimin e pavarur të BQK-së. Ai ka theksuar se serbëve në Kosovë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri. 

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai. 

Kurti ka shtuar se kjo është një periudhë tranzicioni dhe se po punojnë për informacione më të plota. 



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
“M’i la fëmijët tanë siç ja kishte lënë burrit të parë”, Artani tregon si përfundoi historia me Blerinën e martuar: Më tha “s’dua të jetoj me ty”

“M’i la fëmijët tanë siç ja kishte lënë burrit të parë”, Artani tregon si përfundoi historia me Blerinën e martuar: Më tha “s’dua të jetoj me ty”

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në mes të katër rrugëve

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në mes të katër rrugëve

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi 24 Shkurt 2024
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com