Vajza që shihni në këtë video, me maskë Covid është Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila akuzohet për vrasjen dhe groposjen e babait të saj, Pëllumb Meta.
Pamjet vijnë nga shtëpia e familjes Meta në Shënavlash të Durrësit, aty ku u zbulua krimi i rëndë.
Siç mund të shihet, 19-vjeçarja mbahet për krahu nga një oficere policie, ndërsa hetuesit i bëjnë pyetje. Pikërisht tek kjo kasolle që ndodhet në oborrin e shtëpisë, ajo varrosi të atin, pasi e ekzekutoi atë me armë zjarri.