Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

IKMT dhe policia, aksion për “çlirimin” e rrugëve

2024/02/23 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
IKMT dhe policia, aksion për “çlirimin” e rrugëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër një aksion të IKMT në autostradën Tiranë-Durrës, për pastrimin nga vendgrumbullimet e mjeteve motorike të vjetra, pikave të skrapit etj.

Gjatë këtij inspektimi, Balla theksoi se ka një ligj i cili detyron çdo biznes që të qëndrojë 1 km larg rrugës kryesore.

“Ka një ligj i cili detyron çdo biznes që të qëndrojë 1 km larg rrugës kryesore. Pastaj, më keq se kaq, vendosja e makinave në karrexhatë, është burim aksidentesh. Duam mirëkuptimin tuaj që të merrni mesat, por mos harroni që kjo është jo vetëm e lidhur me aspektin e sigurisë, por mbi të gjitha lidhet me një pastrim që duam t’iu bëjmë krahëve të të gjitha rrugëve të Shqipërisë.

Këtu do të përfshihet edhe Policia e Shtetit. Ju duhet jo vetëm ta mbështesni IKMT, por në zbatim të urdhrit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të merrni kontakte me të gjitha bizneset, të cilat duhet të zbatojnë ligjin. Po ashtu të kujdeseni për heqjen e këtyre mjeteve që janë parkuar në mënyrë të parregullt dhe që janë burim aksidentesh”.

Ministri vuri në dukje se fillimisht shtetasve u dërgohet njoftimi për pastrimin e mbeturinave në mënyrë vullnetare nga ana e shtetasve, dhe vetëm pas kësaj faze, do të vijohet me procedurat e tjera sipas planit të masave të IKMT.

“Kjo pamje këtu, nuk i bën nder Shqipërisë. Shqipëria turistike e 2024-ës duhet të jetë e pastër dhe kjo nënkupton jo vetëm pastrimin e të gjitha mbetjeve por pastrimin e këtyre mbeturinave. Kjo gjëja këtu është për t’u shkrirë në metalurgji,” nënvizoi Ministri Balla, duke iu drejtuar shtetasit që zotëronte një pikë grumbullimi.

Në lidhje me aksionin e nisur nga IKMT, sidomos për autostradën Tiranë Durrës, Ministri Balla tha se:

“Duhet të marrim kontakt me të gjitha bizneset dhe Komisariati i Vorës ka një përgjegjësi për shkak të një zone të madhe tregtare, që shtrihet përgjatë dy krahëve të autostradës, në mënyrë që të garantojmë që të gjitha bizneset të mbajnë përgjegjësi edhe për fasadën apo për ekspozimin, apo për mënyrën e vendosjes, daljes, në mënyrë që të bëjmë një pastrim si asnjëherë tjetër. Akti ligjor që rregullon këtë feston më shumë se 10 vjet, por jemi në kohën e duhur që këtë akt ta shoqërojmë me akte të tjera nënligjore për të garantuar respektimin.”

Pronari i pikës së grumbullimit u shpreh se “kemi marrë njoftimin që do bëhen këto, prandaj kam sjellë edhe kamionin që t’i largoja prej këtu”.

Kryeinspektori Hoxha theksoi gjithashtu se “në planin e masave që kemi hartuar kemi caktuar një afat kohor i cili do t’iu njoftohet subjekteve. Në përfundim të këtij afati do të fillojmë me masat plotësuese, ndëshkim subjektesh, bllokim dhe sekuestrim. Janë hartuar modalitetet dhe dokumentacioni. Kjo nuk është një fushatë që kërkon të dëmtojë biznesin, por një aksion që kërkon të stabilizojë, normalizojë dhe formalizojë këtë biznes si çdo biznes tjetër. Kjo veprimtari do të shtrihet në të gjithë vendin dhe kërkon vëmendjen dhe mirëkuptimin e qytetarëve”

Ju sugjerojmë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…
Aktualitet

Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…

7 Korrik, 2025 6:12 pm
Para
19-vjeçarja vrau babanë, policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë

19-vjeçarja vrau babanë, policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë

FOTO/ Kush është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga vajza në Durrës

FOTO/ Kush është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga vajza në Durrës

Aksidenti ku humbi jetën një 21-vjeçar/ Dalin pamjet, barriera çau xhamin e makinës

Aksidenti ku humbi jetën një 21-vjeçar/ Dalin pamjet, barriera çau xhamin e makinës

TE FUNDIT

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
7 Korrik, 2025

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për...

Lexo më shumë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
7 Korrik, 2025

Të ndihmosh dikë në një moment të vështirë është instinkt njerëzor, por ndonjëherë, edhe dëshira më e mirë mund të...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
7 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë "arrest...

Lexo më shumë

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik, 2025

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur, pas përmbytjeve të menjëhershme në Teksasin qendror. Sipas BBC, mësohet se përpjekjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com