Nën sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar ka nisur protestën para Kryeministrisë.
Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila deri tani nuk është pozicionuar qartë mes grupimeve Berisha-Bardhi-Basha.
Protestuesit u mblodhën para selisë së PD, ku të udhëhequr nga eksponentë të kësaj partie, Flamur Noka, Gazment Bardhi e Luçjano Boçi janë drejtuar për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë ku po mbahet protesta.