Dhjetëra qytetarë kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita.
Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës flamuj të Partisë Demokratike edhe pankarta, por ka edhe nga ata si demokrati në foto, i cili ka zgjedhur të protestojë edhe me slogane të shkruara në rrobat e trupit
“Shpresa ka vdekur, po iki”, “Qeveri hajdute”, “Rama ik”, ka shkruar ai mbi rroba, ndërsa në duar mban një pankartë me mbishkrimin: “Rama je gjarpri i Shqipërisë, largohu!”.