Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stop/Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin 

2024/02/16 at 9:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Stop/Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin 

Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident. 

Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave.  Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë. 

Alma Shehi: Arsyeja që po ju kontaktoj është sepse në shtator të 2019-s, në familjen tonë ndodhi një aksident fatal, ku ne humbëm mamin, humbëm hallën, gocën e hallës, 28 vjeç, dhe nusen e xhajës. Në ditët e para të funeralit, na erdhi në shtëpi avokati Ardian Dauti, ku ne nënshkruam një kontratë që ai të kujdesej për çështjen e siguracionit në këtë aksident. Nuk patëm asnjë lloj kontakti nga ana e tij, deri në tetor të 2021-shit, ku e kontaktova dhe e pyeta se ku qëndroj me çështjen akoma dhe se çfarë është bërë deri tani. Pasi kontaktuam, folëm me njëri-tjetrin, mori të gjitha informacionet që i duheshin për të vazhduar me çështjen dhe çështja përfundimisht është mbyllur në tetor të 2022-shit. Që nga ky moment, ne nuk e kemi marrë shumën e përfituar, edhe pse avokati më ka thënë që ka tentuar t’i dërgojë në bankat e Shqipërisë, në bankat Kanadeze, ku jemi unë, motrat dhe vëllai. Por është e pamundur, i ka nxjerr probleme dhe nuk e di arsyen përse. Çfarë po kërkoj nga ju, është që të kuptoj de ku po qëndron vërtetë problemi. 

Gazetari i “Stop” mësoi, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kalimin e shumave nga Shqipëria, në rastin konkret drejt Kanadasë. Edhe punonjësja e bankës, thotë se nuk ka asnjë problem për transferimin e shumës. Gazetari pati një takim me avokatin dhe ky i fundit nxori sërish pengesa. 

Ardian Dauti: Ooo ky rasti i katërfishtë. Po këta nuk vijnë të marrin lekët, o vëlla… 

Gazetari: Jo ti i ke thënë, që nuk i kalon banka, ka një problem me bankën, pse nuk shkojnë lekët. Unë u konsultova edhe tek Banka e Shqipërisë dhe tek Abi Bank… 

Ardian Dauti: Kam vajt tek BKT, nuk m’i ka marrë, s’më pranoi as mandat. Kam vajt tek Abi Bank, ma mori, ma ktheu mbrapsht, tek Komuna e Parisit. 

Gazetari: Po ideja është, ja të flas unë me një drejtor banke dhe e bëjmë atje transfertën. E bëjmë me zgjidhje? 

Ardian Dauti: Kë të duash vëlla! Me qejf… 

Gazetari: E lemë kështu? 

Ardian Dauti: Direkt! E kryme! Unë do mbaj lekët e tjetrit… 

Gazetari: Prandaj, po të them. 

Ardian Dauti: Unë do vete tek banka, që do më thuash ti. Po s’i kaluan lekët, do më bësh intervistë dhe merru me bankën, jo me mua…! 

Në momentin kur u duk se çështja mori zgjidhje, avokati Ardian Dauti gjeti një tjetër alibi, për të mos kaluar paratë. Ai dërgoi fondet në bankën që ne i sugjeruam, bashkë me marrëveshjen, por nuk dorëzon kontratën, që ka me klientët, në emër të konfidencialitetit. 

Alma Shehi: Më në fund avokati i dërgon lekët në bankë, duke lënë vetëm kontratën e marrëveshjes bankës, që i referohet informacioneve tona, por nuk i lë kontratën e porosisë, që është dokumenti kryesor të cilës bankës i duhet për të kaluar fondet, nga banka shqiptare në bankën kanadeze. Avokati nxjerr pretekstin që ky dokument është konfidencial, por përderisa informacionet tona janë të gjitha në kontratën e marrëveshjes, nuk e di se ku është problemi në këtë mes. 

Ne iu drejtuam me një ankesë Dhomës Kombtare të Avokatëve, për të hetuar punën e këtij avokati, që ka probleme me klientët. /tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Partizani përmbys Tiranën, Shehi fiton derbin e parë  

Partizani përmbys Tiranën, Shehi fiton derbin e parë  

Opozita publikon spotin për 20 shkurtin! Berisha: T’i rikthejmë Shqipërisë shpresën, demokracinë dhe të ardhmen! 

Opozita publikon spotin për 20 shkurtin! Berisha: T’i rikthejmë Shqipërisë shpresën, demokracinë dhe të ardhmen! 

Një tjetër shtet heq emrin e ish-Presidentit Trump nga fleta e votimit 

Gjykata merr vendimin ish-presidentin! Gjobitet me 356 milionë dollarë Donald Trump 

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com