Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar në lidhje me kritikat, se pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Navalny, fshihet qeveria ruse.
Zakharova thotë se pretendimet e perëndimit për vdekjen e Navalny janë vetëdemaskuese.
Në një deklaratë në Telegram, ajo thotë se rezultatet e analizës mjeko-ligjore të shkakut të vdekjes së Navalny nuk janë aktualisht të disponueshme.
Zakharova shton se ajo beson se Perëndimi tashmë ka arritur në përfundimet e veta.