Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi: Sali Berisha njihet nga deputetët. Salianji: Momenti të jemi bashkë

2024/02/14 at 10:55 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi: Sali Berisha njihet nga deputetët. Salianji: Momenti të jemi bashkë

Më 20 Shkurt, shumica dërrmuese e deputetëve të PD-së bashkë me disa aleatë opozitarë do të dalin në shesh për të protestuar.

Ky aksion politik vjen me një frymë ndryshe pas thuajse 3 vitesh përplasje brenda Partisë Demokratike. Këtë bashkim të demokratëve, Luciano Boçi e sheh si një njohje të votës dhe statutit të kësaj partie.

Ai theksoi sonte në “Opinion” se Sali Berisha është kryetari i PD për pjesën më të madhe të deputetëve.

-Mbi ç’bazë është bërë ky bashkim? Mbi ç’principe, mbi ç’marrëveshje? A do funksionojë ky fuzion i brendshëm, sepse 3 vjet përplasje mund të duan 30 vjet që të rikuperohen. Nganjëherë dëmi është aq i madh sa rikuperimi është shumë më i vështirë, cili do jetë aksioni konkret?

Luciano Boçi: Mbi bazën e një projekti politik që duhet të ketë një forcë politike dhe duhet të dijmë shumë mirë se ndarja nuk ka qenë ideologjike. Ndarje të tilla janë përfundimtare. Kanë qenë çështje qëndrimesh, perceptimesh të ndryshme. Në ligjërim ka qenë e tillë sepse në aksionin politik bërja e opozitës ka qenë një produkt nga të dyja grupet, madje e theksuar është bërë gjatë muajve të fundit. Është një proces në vazhdimësi pavarësisht qëndrimeve, sepse kemi dashur t’i përafrojmë qëndrimet dhe t’i pajtojmë. U shpreh qartë se ka deputetë që kanë mendime të ndryshme që diskutohen, por njohin faktin e votës dhe statutit të PD.

-Kjo do të thotë se Berisha tashmë është pranuar nga pjesa tjetër?

Luciano Boçi: Njihet edhe zoti Sali Berisha, por edhe Kuvendi i 11 Dhjetorit që ka qenë disi i kontestuar sepse dalja e zotit Berisha si kryetar është produkt i këtij Kuvendi. Procesi zgjedhor lindi nga ndryshimet statutore. Produkt i këtij bashkimi nuk është thjesht 20 Shkurti, është një stacion.

-Po për Shën Valentinin e gjetët të pajtoheshit?

Luciano Boçi: Ishte përpara Shën Valentinit, në vigjilje.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji thotë se nuk ndryshon qëndrimi i tij për mosnjohjen e Berishës në krye të partisë më të madhe opozitare. Por shton se ka ardhur momenti që demokratët të bashkohen dhe se kjo protestë është vetëm hapi i parë i këtij procesi.

Ervin Salianji: Ky nuk është hapi fundor i bashkimit të opozitës, është hapi i parë jo vetëm paqes, por edhe për të shkuar më tej. Për ta çuar tek njerëzit që prej vitesh e kanë mbajtur barrën e opozitës. Nëse do të ishte për mua Sali Berisha nuk do të ishte kryetar i opozitës, por është pa dëshirën time. Duhet të rinovohet klasa politike në Shqipëri. Unë nuk ndryshoj nga bindjet e mia, por momenti është të jemi bashkë, që edhe nëse do kishim ndarje ideologjike të forta, në momentin që ka një dakordësi dhe po gjen mbështetje të madhe dhe në opinionin publik, nuk besoj që ka njeri në Shqipëri që nuk mendon se të gjitha institucionet në këtë vend i janë nënshtruar vullnetit të një individi.

Ju sugjerojmë

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
Aktualitet

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 1:26 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

18 Maj, 2025 1:12 pm
Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
Aktualitet

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

18 Maj, 2025 1:00 pm
Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi
Rajoni

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi

18 Maj, 2025 12:51 pm
Moska vazhdon sulmet, para bisedimeve potenciale të Trumpit me Putinin dhe Zelenskyn
Bota

Moska vazhdon sulmet, para bisedimeve potenciale të Trumpit me Putinin dhe Zelenskyn

18 Maj, 2025 12:19 pm
Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë
Aktualitet

Turistët “fiksohen” me rrugën Shëngjin-Velipojë

18 Maj, 2025 11:42 am
Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë
Aktualitet

Humbën në Gjirin e Gramës gjatë mesnatës, policia shpëton 2 turistë kanadezë

18 Maj, 2025 11:30 am
Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë
Rajoni

Procedurat e azilit jashtë BE-së/ Merz do verifikojë modelin italian me Shqipërinë

18 Maj, 2025 11:22 am
Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
Aktualitet

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

18 Maj, 2025 11:10 am
Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

18 Maj, 2025 10:51 am
Para
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e enjte 15 shkurt 2024 

Fundjava e ngrohtë dhe me diell 

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Vizita e Blinken në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i uron mirëseardhjen! 

Vizita e Blinken në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i uron mirëseardhjen! 

TE FUNDIT

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
18 Maj, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Selinë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
18 Maj, 2025

Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon numërimi i votave të ardhura nga diaspora. “Duhet thënë që procesi i numërimit mund...

Lexo më shumë

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
18 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis...

Lexo më shumë

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi

Armë, antiplumb e targa false në banesë/ Arrestohet 32-vjeçari nga Saranda në Greqi
18 Maj, 2025

Një 32-vjeçar nga Saranda, është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës. Pasi u bë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com