Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet halla e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Vajzën e shtynë. Drejtësia të zbardhë ngjarjen

2024/02/12 at 11:45 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet halla e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Vajzën e shtynë. Drejtësia të zbardhë ngjarjen

Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një banese në Kamëz të Tiranës, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i ka publikuar në rrjetet sociale foto intime.

Halla e së resë në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje.

Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por se sipas saj ka qenë dikush që e ka shtyrë.

Halla thotë se e reja nuk mund ta ndërrmerte aktin e rëndë dhe të linte vetëm vajzën 2 vjeçe.

Më tej ajo tregon se si ndodhi ngjarja. Të pranishëm në banesë ka qenë nëna e saj, e motra i vëllai dhe vajza e mitur.

Sipas hallës, 27-vjeçarja ka dalë në tarracë pasi ka vënë vajzën në gjumë për të pirë cigare dhe më pas është vetëhedhur.

Pjesë nga deklarata për mediat

Ajo ka gocën dy vjeçe, s’do e kishte lënë kurrë. Nuk është hedh vetë.

Kë akuzoni?

Të arrestuarin, s’kemi pas dijeni për komunikimet. Goca s’mi ka thënë. Goca do vinte në Itali te unë. Ai nuk e di ca i bëri, o mori vesh që goca do u largonte dhe i bëri këto gjëra. Po hapin TikTok e Instagram me fotot e vajzës.

A ka pas shfaq probleme vajza?

Jo. Goca ka gocën e vogël 2 vjeçe. S’do e kishte lënë kurrë. Prandaj them që ajo nuk e ka vrarë veten. Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Bashkëjetonin, ishte një ndarje për momentin. Mbase do pajtoheshin prapë.

Policia s’po na jep asnjë lajm. Goca s’ka vrarë veten. Gocën ma vranë. Kaq është. Goca është atje lart se ma vranë, nuk e ka vrarë veten.

Vuri gocën e vogël në gjumë dhe hypi me pi cigare. S’ka pasur asnjë shenj. Goca nuk është hedh. Gocën ma kanë hedh. Ajo s’do e linte kurrë gocën

Ka pasur 1 muaj që është kthyer nga Kosova.

Për shkak të problemeve me bashkëshortin?

Po, si gjithë familjet kanë hallet e veta. Ishte këtu tek familja. Shkoi duke punuar tek ky monstër, bënte pastrime. Goca punonte si pastruese edhe tek shkallët.

Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar.

Ai e ka kërcënuar, unë nuk e di ca ka ndodh, unë po pres një raport nga policia.

Ku bazoheni?

Nga mesazhet që kam parë. Unë kam ardhur dje pasi ka ndodh cdo gjë.

Sa kohë ka që nuk është takuar me bashkëshortin?

Që kur është kthyer nga Kosova. Kanë pasur komunikim prej gocës, se kanë gocën normal që do kenë komunikim për gocën.

Dyshimet janë te personi i arrestuar, apo vetë persona të tjerë të përfshirë?

Vetë ke ai dhe shokët e atij, nuk e di cili shok tjetër.

Ca kërkoni nga drejtësia?

Të shohin ku është e vërteta, se ne po varrosim gocën pa ditur ku është e vërteta.

Nuk ka lidhje bashkëshorti fare. Të kishte faj do e kishin arrestuar, se edhe ai këtu është. Ta kishte shtyrë me ndonjë mënyrë do e kishin arrestuar dhe atë.

A mendoni se mund të ketë bashkëpunuar me 39-vjeçarin për të kryer një akt të tillë?

Jo, absolutisht jo. Për çfarë. Ajo ka një fëmijë 2 vjeçe. S’do e kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

Kush ishte në banesë kur ndodhi ngjarja?

Në banesë ishte motra e vet, vëllai, goca dhe nëna e vet. Gjithë ishin atje, ajo doli të pijë një cigare që mos të bezdiste gocën me tymin dhe ndodhi. Nuk dimë gjë tjetër.

Ju sugjerojmë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Ishte pushuar nga puna/ Egjiptiani hyn i armatosur brenda kompanisë në Greqi, vret 3 persona dhe i jep fund jetës

Ishte pushuar nga puna/ Egjiptiani hyn i armatosur brenda kompanisë në Greqi, vret 3 persona dhe i jep fund jetës

Bregu i Fildishtë shpallet kampion i Afrikës

Bregu i Fildishtë shpallet kampion i Afrikës

VIDEO/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, vdes në spital

VIDEO/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, vdes në spital

TE FUNDIT

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos...

Lexo më shumë

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
31 Tetor, 2025

Administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj aleati të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shkarkua këtë muaj nga posti...

Lexo më shumë

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
31 Tetor, 2025

Pas 7 orëve në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com