Dorë për dore me bashkëshorten e tij, ish-kryeministri i Holandës Dries van Agt, vdiq nga eutanazia.
Të dy ndërruan jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti vdiq të hënën dhe do të varroset në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.
“Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, me të cilën qëndroi për më shumë se 70 vjet”, thuhet në deklaratë.
Çifti ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore prej kohësh. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru, teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët dhe nuk u shërua kurrë plotësisht.
Van Agt drejtoi qeverinë holandeze nga viti 1977 deri në vitin 1982.