Kryeministri Edi Rama teksa fliste për administratën publike shtoi se kjo botë i përket atyre që nuk dorëzohen dhe punojnë fort për të ardhmen.
Ai i tregoi Adea Pirdenit, ministres së Administratës Publike dhe Antikorrupsionit, se ka mbështetjen e plotë dhe se të gjithë ministrat janë vartësit e saj.
“Dua t’i them Adeas që ke të gjithë mbështetjen time dhe të gjithëve ne. Nëse ka nga ata aq mbështesin me fjalë dhe jo me vepra ti bëj atë që të thash, shëno 1,2,3 arsye që të insistosh për më shumë. Ti je kryeministrja e Administratës Publike. Për Administratën Publike të gjithë ministrat janë vartësit e tu, unë jam zëvendësi yt”,-u shpreh Rama.