Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë greke si të dyshuar për pjesëmarrje në grupin e rrezikshëm kriminal që operon në Athinë, të njohur me emrin “LIONS”.
Njëri prej të arrestuarve është një 19-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fieri, i identifikuar si Bledi Alushi. Ndërkohë që shtetasi i dytë i ndaluar është 24-vjeçari grek Nektarios Karakalios.
Ata u vunë në pranga pasi hetuesit grekë arritën të zbardhin misterin rreth plagosjes së rëndë të një gruaje me armë zjarri.
Pas hetimeve ka rezultuar se ajo është qëlluar nga i shoqi, i cili është arrestuar bashkë 19-vjeçarin shqiptar.
Pjestarët e bandës “Lions” akuzohen për rrahjen brutale të Spartak Latos, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej së bashku me Dimitrios Latos, Maria Latos, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç.
Latos u ndalua në rrugën “Lenorman” dhe një grup prej 7 personash ndaluan mjetin dhe zbritën drejtuesin të cilët e rrahën me sende të forta.
Pjesëmarrës në ngjarje është evidentuar nga kamerat e sigurisë dhe 19-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.
Gjithashtu Karakalios dhe 19-vjeçari shqiptar kanë tentuar vrasjen e Kristos P. Loukas, i cili u plagos rëndë.
Po ashtu Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 09.01.2024.
Gjatë kontrolleve në bazat e bandës janë sekuestruar një automjet tip “Jeep Renegade”, 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular.