Deputetët e opozitës kanë shtyrë me forcë punonjësit e Gardës për të hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit të Shqipëris.
“Turp të keni”, dëgjohet një prej deputetëve opozitar, teksa deputeti Flamur Noka dhe Petrit Vasili konfliktohen dhe shtyjnë me duar gardistët pasi nuk i lejojnë hyrjen në Kuvend.
Gjatë debateve, deputeti Asllan Dogjani dëgjohet teksa bën thirrje që populli të hyjë brenda.
“Këtu është diktaturë. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të hyjnë brenda”, tha ai. “Komandanti iu mori nja 100 milionë euro dhe iku”, tha deputeti Ervin Salianji, drejtuar punonjësve të Gardës.