Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me trafik të armëve dhe të lëndëve eksplozive nga Kosova në Shqipëri.
Sipas News 24, gjatë operacionit policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive.
Po ashtu mësohet se janë zhvilluar kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore.
Në aksion kanë marrë pjesë RENEA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare.
Sipas burimeve janë ndaluar disa persona, mes të cilëve ka edhe shtetas nga Kosova.