Një aksident ka ndodhur në rrugën “Lushnjë-Berat”.
Një furgon mallrash është përplasur me një makinë tip BMW. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i BMW-së i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas tvklan, BMW-ja i ka prerë rrugën furgonit kur ka dalë nga një biznes në anë të rrugës. Drejtuesi i saj është futur menjëherë në rrugë kryesore duke shkaktuar përplasjen.