Për të përmirësuar eficencën dhe lehtësuar vizitën e turistëve, hyrja në disa atraksione kryesore turistike në Durrës do të bëhet përmes një bilete unike elektronike.
Ky ndryshim po zbatohet në kalanë e Durrësit, e njohur si Torra Veneciane, dhe do të zgjerohet më tej në objekte të tjera të rëndësishme si Muzeu Arkeologjik, Hamami Mesjetar i Durrësit, etj.
Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj thotë se në vazhdimësi, qytetit pritet t’i shtohen të tjera objekteve të reja në listën e monumenteve për t’u vizituar.
Për të adresuar sfidat me mungesën e cicëronit shumëgjuhësh, zgjidhja po shihet tek audio-guida në katër gjuhë të ndryshme përmes së cilës, shpjegohet historia dhe rëndësia e secilit atraksion.
Në vitin që lamë pas u regjistruan 50% më shumë turistë në sitet e trashëgimisë kulturore të qytetit 3000-vjeçar, ku amfiteatri romak dhe Torra Veneciane ishin ndër monumentet më të vizituar./KlanNews