Një shpërthim me bombë ka ndodhur në mesnatë në qendër të Athinës.
Mediat greke raportojnë se shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale teksa në shënjestër ka qenë Ministria e Punës.
Ngjarja u paralajmërua nga dy telefonata të cilët paralajmëruan se në zonë kishin vendosur bombë. Fillimisht ata thanë se bombën e kishin vendosur në Ministrinë e Punës, ndërsa më vonë njoftuan se ndodhej përballë saj, në degën e një banke.
Ndërkohë rruga ku ndodhi shpërthimi është bllokuar nga autoritetet.
Mediat shkruajnë se ky sulm i çon grekët të paktën 5 vite më parë pasi së fundmi nuk ka pasur ndonjë sulm terrorist.