Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të shkojë në të sëmës”, Ahmetaj tregon çfarë deklaronte Rama në mbledhjen e kryesisë së PS

2024/02/01 at 10:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Të shkojë në të sëmës”, Ahmetaj tregon çfarë deklaronte Rama në mbledhjen e kryesisë së PS

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka rrëfyer parpaskenat që përplasjeve me kryeministrin Edi Rama.


Ahmetaj tha në intervistën për “Syri Tv” se ai është shkarkuar nga detyra e tij, pasi Rama e ka akuzuar se ka prishur unitetin e PS.

Ai thotë se në një nga mbledhjet kryesisë Rama ka thënë për të duke u shprehur “të shkojë në të sëmës”.

Pjese nga intervista: 

Çim Peka: Dhe si e kishe dëmtuar këtë unitet?

Arben Ahmetaj: Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës. Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel. Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH.

Çim Peka: Po keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës.

Arben Ahmetaj: Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. TCH është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin.

Çim Peka: Nga kush u frymëzua?

Arben Ahmetaj: Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë.

Çim Peka: Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar.

Arben Ahmetaj: Partia të rrojë, është gjë tjetër. Kur ta kuptojnë shqiptarët se partia është gjë tjetër dhe Ed Rama është gjë tjetër, mbase mund të jetë vonë për partinë dhe demokracinë. Ajo që po them, po i frymëzuar. Ka bërë takim ‘x’ dhe kryeministri për këtë çështje, dy ditë përpara. Dikush mund të thotë se këto i thotë Ben Ahmetaj, po mbase i sajon ai. Unë po i referohem faktit, 3 muaj TCH një institucion dinjitoz kthehet në përdorues instrumental nga politika dhe inceneratorët dhe kjo është histori shumë e vjetër. Është bërë Top Story për Ditmir Bushatin, e kanë pranuar vetë, ua ka kërkuar Edi Rama. Është bërë për Fatmir Xhafën, për Niko Peleshin ua ka kërkuar Rama. I kam dërguar haber me një mikun e tij shumë të ngushtë. I kam thënë; ej stop, unë e kuptoj shumë mirë se nuk do të jem pjesë e qeverisë tendë. Ok. E kuptoj shumë mirë që në mbledhje të kryesisë u shkarkova nga Vlora, më kërcënove. Tani po më bllokon derën e shtëpisë time, më ke zënë derën, stop. Shih punën, nuk kam asgjë, dua të ik në punën time. E kam dërguar këtë haber. Koka e turkut, dëshira dhe urrejtja se ndoshta unë jam një format tjetër, e bëri të shkojë deri aty. Kemi dy momente. Kam dalë në interviste të Opinion. Nuk po hy në materien e emisionit, por një ish miku im ka thënë, ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë. Si ka mundësi që doli kundër kryeministrit.

Çim Peka: Ish-miku juaj, ka vdekur apo nuk e keni më mik.

Arben Ahmetaj: Jo nuk e konsideroj më mik. Besoj se do të ja dëgjoni zërin. Është budalla me shumë shkollë, se unë i kisha bërë karshillëk kryeministrit. Nuk është e vërtetë se unë i bëra karshillëk kryeministrit. Unë dola dhe thashë të vërtetën time. Kryeministri nuk mund të provokonte herë pas here median, të pyeste për mua, sepse donte te orientonte SPAK nën tryezë dhe drejtpërsëdrejti. Në një moment del e thotë se unë nuk bëj gjykatësin, unë po të bëja gjykatësin dhe prokurorin puna e tij do të ishte me keq akoma. Puna ime do të ishte? Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot. Që nuk paskam paguar dhomën e hotelit, por e paskam paguar kesh, apo që nuk kam firmosur për procedurë, apo që nuk më do. Apo kokë turku. Si më keq, në burg, i vdekur, i syrgjynosur. I larguar, arratisur, si më keq. Po shqiptarët nuk investigojnë. Gazetarët nuk e ndjekin, sa më keq, për çfarë me keq, varur në litar, do ta vrisni, fusni në burg. Për çfarë e kishin.

 



Ju sugjerojmë

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
Aktualitet

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

3 Korrik, 2025 10:03 am
Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
Bota

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

3 Korrik, 2025 9:58 am
Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
Bota

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

3 Korrik, 2025 9:44 am
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Bota

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

3 Korrik, 2025 9:16 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Para
Naim Murseli i liroi sediljen e shoferit vrasësit, Liridona pa gjithçka

Naim Murseli i liroi sediljen e shoferit vrasësit, Liridona pa gjithçka

Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, një herë nga burgu

Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, një herë nga burgu

“30 vjet minimumi i dënimit për Naim Murselin”, avokati: Sa kohë bëhet fjalë për vrasje me paramendim, s’ka rëndësi motivi

“30 vjet minimumi i dënimit për Naim Murselin”, avokati: Sa kohë bëhet fjalë për vrasje me paramendim, s’ka rëndësi motivi
















TE FUNDIT

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
3 Korrik, 2025

Sot kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës.  Nuk dihet ende arsyeja e vizitës...

Lexo më shumë

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
3 Korrik, 2025

Një zjarr i madh, i nxitur nga erërat e forta, shpërtheu të mërkurën pranë Çesmesë, një destinacion turistik në provincën...

Lexo më shumë

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
3 Korrik, 2025

Ndërsa në vendin tonë vijon debati për qarkullimin e monopatinave, pas aksidentit me 3 të mitur disa ditë më parë...

Lexo më shumë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com