Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE i kërkon Kosovës një periudhë të gjatë kalimtare për çështjen e dinarit serb

2024/02/01 at 2:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë mjaftueshëm të gjatë kalimtare për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore e cila përcakton se euroja është monedha e vetme që mund të përdoret për pagesa.


Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.

Rregullorja nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.

Në një komunikatë të publikuar të enjten, Bashkimi Evropian tha se “rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia.

BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së këshillimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë kohë”.

Në komunikatë thuhet se periudha e shkurtër kalimtare për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre.

Prandaj, thuhet më tej, “BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaftueshëm të gjatë kalimtare dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.

Qeveria e Kosovës tha të mërkurën se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe kalimtare të lehtësuar, por pa dhënë hollësi për afatin kohor.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për të lehtësuar këtë proces.

Bashkimi Evropian dhe diplomatët në Prishtinë pajtohen që rregullorja “synon të rrisë transparencën financiare, të sigurojë qëndrueshmërinë financiare dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave”, por kanë këkruar shtyrjen e zbatimit “derisa të zgjidhen çështjet që sigurojnë se askush nuk do të dëmtohet”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç diskutoi të mërkruën mbrëma me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për këtë cëshjtje por nuk u dhanë hollësi rreth diskutimeve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën pakët u pajtuan gati një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër.

Por marrëveshja nuk arriti të ultë tensionet që kulmuan në shtator të vitit të kaluar kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer. Incidenti, që u cilësua më i rëndi që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, bëri që NATO-ja të shtojë praninë e saj në Kosovë mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë e rajonit./VOA



Ju sugjerojmë

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

21 Qershor, 2025 11:34 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump parashikon të shkurtojë ditët e pushimeve: Po na kushtojnë shumë dollarë!

21 Qershor, 2025 11:26 am
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Iku me shpejtësi dhe nuk iu bind policëve. Pranga 34-vjeçarit, ishte i dehur në timon 

Falsifikim dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masa sigurimi për pesë punonjës policie 

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet turku në Portin e Durrësit

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet turku në Portin e Durrësit

Zyrtare/Marash Kumbulla lojtari më i ri i Sassuolos 

Zyrtare/Marash Kumbulla lojtari më i ri i Sassuolos 
















TE FUNDIT

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
21 Qershor, 2025

Ka hyrë në ditën e katërt procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës. Sipas asaj që raporton gazetarja,...

Lexo më shumë

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
21 Qershor, 2025

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi...

Lexo më shumë

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
21 Qershor, 2025

Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës...

Lexo më shumë

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
21 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com