Ferrari, Rolls-Royce, Bentley dhe Lamborghini luksozë, janë në mesin e makinave të shtrenjta që gjenden të braktisura në garazhet e Moskës.
Makinat janë braktisur në parkingjet nëntokësore të Moskës, pasi oligarkët rusë u larguan nga vendi që nga nisja e luftës në Ukrainë ose vdiqën, shpesh në rrethana misterioze.
Një situatë e ngjashme vërehet edhe në Shën Petersburg.
Në një video të publikuar nga YouTuber-i i njohur Khavr, i cili arriti të depërtojë në nëntokën shumëkatëshe të qytetit, shihet se ai ka zbuluar “një thesar” të vërtetë.
Të parkuara e të veshura me perde pluhuri nuk janë vetëm Rolls-Royce me vlerë mbi 500 mijë euro të prodhuara me porosi, por edhe bizhu nga e kaluara si Lamborghini LM002, SUV-i i parë në historinë e firmës italiane të automobilave, i prodhuar viti 1986.