Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Uniformat blu bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 28-vjeçar që është qëlluar me thikë.
Mësohet se konflikti mes tij dhe 34-vjeçarit J. K. ndodhi për motive të dobëta.
“Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar.
Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al