Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Program i ri i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Do të trajnohen 16 mijë mësues

2024/01/30 at 1:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Program i ri i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Do të trajnohen 16 mijë mësues

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, lançoi sot fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet ministrja tha se ky program synon të fuqizojë mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhënies.

“Me nisjen e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve,  brenda këtij viti do të trajnojmë mbi 4000 mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit gjuhës shqipe, matematikës dhe shkencat e natyrës, për aftësitë digjitale dhe deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.”, tha Manastirliu.

Po ashtu Manastirliu theksoi se “ky program nuk është thjesht një nismë më shumë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të mbështetur mësuesit, profesionin e mësuesit”.

Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përmirësojnë praktikat e tyre mësimore. Ky zhvillim përfshin krijimin e një portofoli digjital për mësues dhe përdorimin e platformave interaktive për trajnimin.

“Programi parashikon dhe krijimin e Kornizës Kurrikulare në arsimin parauniversitar për të përafruar programet mësimore me nevojat e kohës.”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh ndër të tjera se një nga pikat kyçe të programit është edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.

“Do të krijojmë Portofolin Digjital të mësuesit, i lidhur me formimin profesional, nga kredencialet elektronike, sistemi i kualifikimeve, regjistrimi i krediteve të trajnimeve të akredituara, dhe duke pasur këtu një pamje të qartë në sistemin e monitorimit të performancës të mësimdhënies në shkolla duke i dhënë dhe më shumë përgjegjësi shkollës, drejtorive të arsimit dhe Agjensisë së Standardeve dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si garanci për zhvillimin profesional të burimeve tona njerëzore.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Gjithashtu, Ministrja, Manastirliu tha se ngritja e një platforme interaktive të trajnimeve, e cila do të përdorë inteligjencën artificiale për të ofruar plane të personalizuara të trajnimit, është një tjetër objektiv kyç.

Në aspektin e zhvillimit të karrierës, programi synon të krijojë një model të ri të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të shoqëruar me incentiva financiare dhe për herë të parë ky program do të përfshijë role të reja të mësuesve në shkollë me mësuesin mentor të shkollës, i cili do të udhëheqë kolegët drejt zhvillimit profesional dhe shkollën drejt përmirësimit të performancës me synim krijimin e rrjetit të mentorëve dhe lidershipit të ri profesional të shkollës.

Ju sugjerojmë

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
Para
Dyshohet se konsumoi drogë në zyrë bashkë me stafin, shkarkohet nënkryetarja e komunës serbe në Leposaviç

Dyshohet se konsumoi drogë në zyrë bashkë me stafin, shkarkohet nënkryetarja e komunës serbe në Leposaviç

Goditet banda shqiptaro-rumune e kokainës në Itali, sekuestrohen mbi 600 mijë Euro cash 

Goditet banda shqiptaro-rumune e kokainës në Itali, sekuestrohen mbi 600 mijë Euro cash 

A është e unifikuar opozita? Meta: E domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse

A është e unifikuar opozita? Meta: E domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse

TE FUNDIT

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com