Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme se si do të funksionojnë autonomia spitalore, ku tha se mjekët do të paguhen në bazë të meritës.
Sipas tij, kjo do të jetë një formë për të nxitur konkurrencën e ndershme mes mjekëve, por që do të reflektohet edhe në shërbim për qytetarët.
Sipas tij, kjo mund të ndikojë edhe në uljen e largimeve të mjekëve drejt Gjermanisë.
“Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë edhe në këtë aspekt. Në vizitën që bëra në Mynih më kanë takuar disa mjekë shqiptar që punojnë atje, jo stazhier, por shumë të mirë të pozicionuar që më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin publik shqiptar, ka shumë arsye për ta bërë këtë”, tha Rama.