Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rusia mund të përdorë armë bërthamore jostrategjike pas humbjeve ushtarake në Ukrainë”

2024/01/25 at 5:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Rusia mund të përdorë armë bërthamore jostrategjike pas humbjeve ushtarake në Ukrainë”

Humbjet e mëdha të Rusisë gjatë agresionin kundër Ukrainës nënkuptojnë që Moska tani po i sheh armët taktike bërthamore si gjithnjë e më të rëndësishme për të frenuar dhe mundur NATO-n, thuhet në një raport të ri nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, IISS, me seli në Londër, i cili paralajmëron se Perëndimi duhet të zgjohet nga kërcënimi bërthamor në rritje.


Më 24 shkurt 2022, teksa tanket e para ruse kaluan kufirin ukrainas duke shënuar fillimin e sulmit, Presidenti Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv duke paralajmëruar botën për “pasoja me të cilat nuk jeni përballur kurrë në historinë tuaj”, nëse dikush do të përpiqej ta ndalonte Rusinë, një kërcënim i parë gjerësisht si demonstrim i forcës bërthamore nga Kremlini.

Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, IISS, thotë se frika nga përshkallëzimi me Rusinë ka bërë që Perëndimi të hezitojë për të furnizuar Kievin me armë.

Por gati dy vjet më vonë, një raport i zbulimit amerikan i deklasifikuar muajin e kaluar, vlerëson se Rusia ka humbur rreth 315,000 trupa në Ukrainë që nga fillimi i sulmit, ose gati 90% të forcave të saj të paraluftës, pjesa më e madhe nga armët e dhuruara nga Perëndimi.
​
“Rusia tani ka më pak besim në aftësitë e saj konvencionale për shkak të gjithçkaje që ka humbur në luftën me Ukrainën”, thotë William Alberque, autor i raportit dhe Drejtor i Strategjisë, Teknologjisë dhe Kontrollit të Armëve në IISS.

Kjo do të thotë që armët bërthamore të Moskës me rreze më të shkurtër veprimi, të njohura si amë bërthamore jostrategjike ose NSNW – të prodhuara për përdorim në fushën e betejës – po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për Kremlinin, sipas zotit Alberque.

“Rusia ka raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme, që lëshohen nga ajri, toka dhe deti, të afta për të goditur rajonin me mbushje bërthamore dhe në gjendje për të rrezikuar të gjithë NATO-n. Aleancës i mungon aftësia për ta balancuar kërcënimin rus”, thotë ai.

Përpjekjet parandaluese

Rusia ka vendosur armë bërthamore jostrategjike në territorin e Bjellorusisë aleate, vend fqinj me disa shtete të NATO-s. Javën e kaluar, Bjellorusia njoftoi se kishte miratuar një doktrinë të re ushtarake.

“Vendosja e armëve bërthamore taktike në territorin e Bjellorusisë është një komponent i rëndësishëm i frenimit të kundërshtarëve të mundshëm nga një agresion i armatosur kundër Bjellorusisë”, tha Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin, më 20 janar.

Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përmend gjithashtu analizën e publikuar në qershor nga analisti i njohur politik dhe ushtarak rus Sergei Karaganov, kreu i Këshillit për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në Moskë, në të cilën ai rekomandon goditjen me një armë taktike bërthamore të një vendi evropian që përkrah Ukrainën, në mënyrë që të rivendoset politika e frenimit kundër NATO-s.

Në analizën e titulluar “Një vendim i vështirë, por i domosdoshëm”, analisti Karaganov shkruan se: “Është e nevojshme të zgjohet instinkti i vetëpërmbajtjes që Perëndimi e ka humbur dhe të bindet se përpjekjet për të dobësuar Rusinë, duke armatosur ukrainasit janë kundërproduktive për vetë Perëndimin. Ne do të duhet ta bëjmë frenimin bërthamor përsëri një argument bindës, duke ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore”.

“Moralisht, kjo është një zgjedhje e tmerrshme, pasi ne do të përdorim armën e Zotit, duke e dënuar kështu veten me humbje të rënda shpirtërore. Por nëse nuk e bëjmë këtë, jo vetëm që Rusia mund të vdesë, por ka shumë të ngjarë, që e gjithë bota e qytetëruar të pushojë së ekzistuari. Duke thyer vullnetin e Perëndimit për të vazhduar agresionin, ne jo vetëm që do të shpëtojmë veten dhe përfundimisht do ta çlironim botën nga zgjedha pesëshekullore perëndimore, por do ta shpëtojmë edhe njerëzimin”, shkruante analisti Karaganov.

William Alberque vë në dukje se pas publikimit të analizës së zotit Karaganov, në debatin bërthamor, janë përfshirë edhe disa politologë të tjerë të njohur rusë. Madje edhe presidenti rus ka dhënë pëlqimin për analizën.

Në tetor të vitit të kaluar, gjatë një konference vjetore politike në Valdai, një qytet buzë liqenit midis Moskës dhe Shën Petersburgut, vetë Putini iu drejtua analistit Karaganov, që ishte i pranishëm në sallë.

“I kam lexuar të gjitha shkrimet e tua”, i tha Presidenti Putin analistit Karaganov. “Mendoj se nuk kemi nevojë ta godasim NATO-n, por mendoj se kam nevojë për alternativa shtesë kur flitet për përshkallëzim me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për të ruajtur politikën e frenimit”, thotë zoti Alberque, duke shtuar se këto alternativa përfshijnë gjithnjë e më shumë armët bërthamore jostrategjike.

“Ata mendojnë vazhdimisht se çfarë lloj doze armësh bërthamore do t’u duheshin për të na bërë të pajtohemi, për të na bërë në thelb të kërkojmë paqe, pa e përshkallëzuar konfliktin jashtë kontrollit të tyre, ku ne në fakt fillojmë të godasim objektiva thellë brenda Rusisë. Pra, në thelb, si të na pengojnë që të godasim Moskën? Si të mbahet konflikti në një zonë të caktuar?”

​“Mendoj se ata besojnë se përdorimi i armëve të vogla bërthamore mund të mbahet nën kontroll dhe ato mund të jenë të dobishme për Rusinë. Pra, kjo është ajo që ne do ta konsideronim përdorim i armëve bërthamore për të fituar betejën, për t’i mbajtur Shtetet e Bashkuara jashtë hyrjes në luftime, për shembull, duke mos na lejuar të merrnin përforcimet e Shteteve të Bashkuara nga përtej oqeanit”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Alberque.
Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se përdorimi i çdo lloj arme bërthamore nga Rusia në Ukrainë do ta “ndryshonte rrënjësisht natyrën e konfliktit” dhe do të kishte “pasoja”.

Rusia beson se NATO-ja nuk e ka vendosmërinë për t’u përgjigjur me armët e veta bërthamore, sipas raportit nga IISS, i cili thotë se është jetike që Perëndimi ta rikalibrojë strategjinë e frenimit bërthamor.

“A duhet të kemi edhe ne gati të njëjtat sisteme armësh bërthamore jostrategjike? Apo do t’ia bëjmë të pamundur Rusisë përdorimin e tyre përmes një sistemi më të mirë dhe të integruar të mbrojtjes ajrore dhe nga raketat? Këto janë ato që duhet të zgjidhim. Kjo është një dilemë e re, apo, ndoshta një dilemë, të cilën e kemi injoruar për një kohë kaq të gjatë”, thotë zoti Alberque për Zërin e Amerikës.



Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
Aksident në aksin rrugor Burrel-Klos, lëndohen dy pasagjerë

Aksident në aksin rrugor Burrel-Klos, lëndohen dy pasagjerë

Durrës/ Vetëvritet nën/komisari i policisë, ishte pezulluar për disa ditë nga detyra

Durrës/ Vetëvritet nën/komisari i policisë, ishte pezulluar për disa ditë nga detyra

Rama: Mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane

Rama: Mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane
















TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com