Zheni Gjergji, nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për studentët e Mjekësisë, ku ka kërkuar heqjen e afatit 5-vjeçar për të punuar me detyrim në vend pas diplomimit.
Deputetja e PD-së, thotë se Gjykata Kushtetuese vendosi sot se ligji për studentët e mjekësisë përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës.
‘Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ligji për studentët e mjekësisë përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës. Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese. Tani Kuvendi ka detyrimin që brenda tre muajve të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantojë plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar.’- shkruan Gjergji.