Është shtyrë seanca në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin.
Shkak për shtyerjen e seancës mësohet se është bërë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.
Në këtë seancë gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit, të cilët u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.
Kujtojmë se SPAK kërkoi 4.6 vite burg për Safet Gjicin. Ndërkohë, ish-kryebashkiaku po gjykohet me gjykim të shkurtuar dhe përfiton uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3 vite burg nëse GJKKO pranon pretencën e SPAK.
Po ashtu është kërkuar që Safet Gjicit t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërsa, për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.
Ndaj Safet Gjicit, SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv, pasi i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë pas aktit seksual.