Ish-kryeministri, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse i friksohet ashpërsimit të masës pasi ai ka komunikuar me publikun duke kundërshtuar masën e vendosur nga gjykata për komunikim vetëm me familjarët e tij.
Berisha tha se ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e lirë.
Më tej ai theksoi se sa i përket komunikimit ai nuk do të ndalet nga fjala e lirë.
“Tani që thua ti, ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po më dolën para gazetarët, harroje se do të ndalem për fjalën e lirë.”, tha ai.
Duke u ndalur tek e ardhmja e opozitës, Berisha shtoi; “Opozita ecën në fitore të sigurt”.