Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtruan qytetarin dhe i morën 30 mijë euro për t’i regjistruar pronën, arrestohen 4 persona 

2024/01/23 at 11:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtruan qytetarin dhe i morën 30 mijë euro për t’i regjistruar pronën, arrestohen 4 persona 

Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast. 

“U kapën në flagrancë duke i marrë 30 000 euro, një shtetasi, pasi e kishin mashtruar se do të ndikonin për t’i regjistruar pronën, vihen në pranga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit). Në pranga dhe një 31-vjeçare, punonjëse e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi. 

Sekuestrohen 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë. Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej prej disa vitesh, nga një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Utopia”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Gjatë periudhës hetimore u provua se shtetasit I. S., Sh. S. dhe R. S. kishin mashtruar prej disa vitesh, një shtetas, me pretendimin se do të ndikonin për t’i regjistruar një sipërfaqe toke, në organet kompetente. Shtetaset Sh. S. dhe R. S. u kapën në flagrancë duke i marrë 30 000, këtij shtetasi, për këtë qëllim. Ndërkaq, shtetasja E. I., punonjëse në një bankë të nivelit të dytë, u arrestua pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka kaluar në llogarinë e vet, një shumë parash të shtetasit të mashtruar, të cilën më pas ia ka dorëzuar shtetaseve Sh. S. dhe R. S.. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast”, njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim. 

Ju sugjerojmë

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
Para
Balla dhe Sveçla inspektojnë qendrën e re të pushimit të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë 

Balla dhe Sveçla inspektojnë qendrën e re të pushimit të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë 

U mor në pyetje nga SPAK, Berisha: Do paraqitem sa herë të thirrem, prokurorët s’kishin asnjë provë

U mor në pyetje nga SPAK, Berisha: Do paraqitem sa herë të thirrem, prokurorët s'kishin asnjë provë

Berisha tregon pyetjet që i bënë prokurorët e SPAK: Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata mua apo unë atyre 

Berisha tregon pyetjet që i bënë prokurorët e SPAK: Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata mua apo unë atyre 

TE FUNDIT

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
9 Qershor, 2025

Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), një OJQ ndërkombëtare me seli në SHBA, organizoi sot në hotelin...

Lexo më shumë

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
9 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. “Ky vendim...

Lexo më shumë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com